27.2 C
New York
Tuesday, July 8, 2025

Buy now

Qalaj: Caktimi i seancës në orën 20:00 ishte indikativ, Haxhiu nuk kalon me votat e PDK-së

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, vlerësoi reagimin policor pas alarmit për bombë në Kuvendin e Kosovës, por ka shprehur dyshime për mënyrën e caktimit të orarit të seancës së pasdites, raporton Ekonomia Online.

“E përshëndes dhe kam fjalë të mira për reagimin policor ditën e shtunë. Kanë marrë masat e duhura. Mirëpo, për mua ka qenë pak indikative çështja e caktimit të seancës prej orës 20:00 ende pa përfunduar të gjitha masat që Policia u dashur t’i merr atë ditë,” tha Qalaj, ish-drejtor i përgjithshëm së Policisë së Kosovës .

Ai tha se reflektimi politik ka qenë dashur të ndodhë shumë më herët dhe se situata në të cilën ndodhet vendi është pasojë e mungesës së vullnetit për zgjidhje.

“Reflektimi politik është dashur të ndodhë më herët. Kosova nuk është dashur që të vijë në këtë situatë. Mendoj që edhe presidentja edhe partitë politike duhet të takohen disa herë në ditë që të gjejnë zgjidhje. Nuk votohet Albulena Haxhiu, nuk kalon me votat e PDK-së”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit