5.7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Qalaj: Askush nuk guxon t’i afrohet policit më shumë se 1 apo 2 metra

- Advertisement -

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës dhe deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka thënë se askush nuk ka të drejtë të sulmojë zyrtarët policorë të Kosovës.

Duke folur për përplasjen e familjes Lushtaku me dy zyrtarët policorë, ai ka thënë se askush nuk duhet t’i afrohet policit “më shumë se 1 metër apo 2 metra”.

Ai ka thënë se edhe nëse gabon polici në kryerjen e detyrës së tij, kjo gjë duhet të adresohet në mekanizmat përkatës.

“Edhe nëqoftëse ka gabuar polici, janë mekanizmat për t’u adresuar, por jo të sulmohet polici. Është fat i madh që nuk është vrarë askush aty”, ka thënë Qalaj në Pressing të T7. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit