-1.6 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

PZAP vendos në favor të Listës Serbe, Elezi: KQZ do të ndjekë procedurat ligjore për certifikimin

- Advertisement -

Pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në favor të ankesës së Listës Serbe për moscertifikimin për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, janë deklaruar nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se para caktimit të kësaj çështje për në rend dite, do të presin përfundimin e procedurave ligjore, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Në vendimin e PZAP-it ka këshillë juridike, sipas së cilës lejohet ankesa kundër tij në Gjykatën Supreme, brenda 48 orëve nga momenti i marrjes së vendimit. Andaj, KQZ, para caktimit të kësaj çështje për në rend dite, do të presë përfundimin e procedurave ligjore.”, ka thënë Elezi

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesën e Listës Serbe dhe ka vendosur që ta hedhë poshtë vendimin e KQZ-së për mosceritfikimin e këtij subjekti politik.

PZAP ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të ceritifkojë subjektin politik “Lista Serbe” dhe kandidatët e saj për deputet për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

“1. Aprovohet e bazuar ankesa e subjektit politik Lista Srpska, me seli në Komunën e Mitrovicës së Veriut. 2. Anulohet njoftimi i Komisionit Qendror Zgjedhor, i datës 23.12.2024. Urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ta certifikon subjektin politik Lista Srpska dhe kandidatëve të këtij subjekti politik, sipas rekomandimeve të Zyrës për Regjistrim, Certifikimin dhe Kontrollin Financiar të subjekteve politike në KQZ të Datës 22.12.2024, për Zgjedhje për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen me datën 9 shkurt 2025.”, thuhet në vendimin e këtij Paneli.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesën e Listës Serbe dhe ka vendosur që ta hedhë poshtë vendimin e KQZ-së për mosceritfikimin e këtij subjekti politik.

PZAP ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të ceritifkojë subjektin politik “Lista Serbe” dhe kandidatët e saj për deputet për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“1. Aprovohet e bazuar ankesa e subjektit politik Lista Srpska, me seli në Komunën e Mitrovicës së Veriut. 2. Anulohet njoftimi i Komisionit Qendror Zgjedhor, i datës 23.12.2024. Urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ta certifikon subjektin politik Lista Srpska dhe kandidatëve të këtij subjekti politik, sipas rekomandimeve të Zyrës për Regjistrim, Certifikimin dhe Kontrollin Financiar të subjekteve politike në KQZ të Datës 22.12.2024, për Zgjedhje për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen me datën 9 shkurt 2025.”, thuhet në vendimin e këtij Paneli.

Vendimi i plotë i PZAP-së:

PZAP thotë se “nga shqyrtimi i shkresave të lëndës, rezulton se: subjekti politik Lista Serbe, me kandidatët e saj për deputet për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më datën 09.02.2025, ka përfunduar aplikimin për certifikim si subjekt politik përfshirë edhe listën e kandidatëve në Zyrën për Regjistrim, Certifikimin dhe Kontrollin Financiar të subjekteve politike në KQZ”.

Sipas rekomandimit të datës 22.12.2024 të Zyrës së lartcekur, PZAP thitë se është rekomanduar se subjekti politik Lista Serbe, së bashku me kandidatët e vet i ka plotësuar kushtet ligjore për t’u certifikuar për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më datën 09 shkurt, 2025, shkruan Reporteri.

“Paneli, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, qëndrimin dhe përfundimin e KQZ-së, të përshkruar si në njoftimin e datës 23.12.2024, nuk mund ta pranojë si të drejtë dhe të ligjshëm një qëndrim të tillë meqenëse i njëjti është në kundërshtim me dispozitat ligjore që i referohen aplikimit dhe certifikimit të subjekteve politike, më konkretisht nenit 16 të LZP-së, i cili përcakton Kushtet për certifikimin e subjekteve politike të cilat, subjektet politike duhet të plotësojnë në mënyrë që të marrin pjesë në zgjedhje. Në nenin 16, paragrafi 5, parashihet se ‘KQZ-ja e certifikon subjektin politik me të drejtë pjesëmarrjeje nëse i njëjti e dorëzon aplikimin e plotësuar, në formën e përshkruar dhe në datën e vendosur nga rregullat e KQZ-së’”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, në mbledhjen e KQZ-së të datës 23 dhjetor, votuan kundër certifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm. Në mbledhje, i vetmi që votoi pro certifikimit të këtij subjekti politik ishte kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Partitë tjera opozitare nuk morën pjesë në votim

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit