Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka miratuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosë për votat e pavlefshme të ardhura me postë nga diaspora.
Në këtë mënyrë PZAP ka rekomanduar Sekretariatit të KQZ-së që të numërohen përsëri votat e pavlefshme të ardhura me postë nga diaspora.
Në rekomandimin që e ka siguruar gazeta Nacionale, thuhet që fletëvotimet në fjalë të vlerësohen si të vlefshme dhe të njëjtat të përfshihen në rezultatin përfundimtar.
Miratimi i këtij rekomandimi do të vonojë për disa ditë shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.