Paneli për Ankesa dhe Parashtresa ka rrëzuar vendimin e KQZ-së dhe ka vendosur për certifikimin e listës me kandidatë për deputetë të Listës Serbe.
Kjo pas ankesës që është bërë në PZAP nga kjo parti, meqë në KQZ nuk ishte certifikuar lista me kandidatët për Parlamentin e Kosovës.
“APROVOHET ankesa e subjektit politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicën e Veriut, e paraqitur kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me Nr. Protokolli 01/3771-2025, të datës 10.12.2025, NDRYSHOHET vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me Nr. Protokolli 01/3771-2025, të datës 10.12.2025, ashtu që PRANOHET rekomandimi i Zyrës për Certifikim dhe Kontroll Financiar në KQZ, i datës 11.12.2025, CERTIFIKOHET lista e kandidatëve (33 kandidat) të subjektit politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicën e Veriut, për pjesëmarrje në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025”, thuhet në vendim






