Home Lajme PZAP-i rrëzon ankesën e VV-së ndaj Hotit: Nuk dorëzohemi përballë propagandës

PZAP-i rrëzon ankesën e VV-së ndaj Hotit: Nuk dorëzohemi përballë propagandës

0
PZAP-i rrëzon ankesën e VV-së ndaj Hotit: Nuk dorëzohemi përballë propagandës

Paneli për Ankesa dhe Parashtresa e ka rrëzuar ankesën e VV-së ndaj ish-kryeministrit Avdullah Hoti, i cili kishte përdorur fjalën “diletant” në raport me patinë në pushtet.

Hoti e ka publikuar vendimin e PZAP-së, i cili e ka hedhur poshtë ankesën e partisë në pushtet.

Në profilin e tij në “Facebook”, kandidati i LDK-së për deputet ka shkruar se nuk dorëzohet para propagandës së VV-së.

“Nuk dorëzohemi përballë propagandës së LVV. Përdorimi i fjalës “diletant” në postimin tim në Facebook, për të cilin LVV është ankuar në PZAP, nuk ka pasur qëllim fyes, kërcënues apo tentim për nxitje të urrejtjes. Për sqarim të opinionit, fjalori i gjuhës shqipe thotë: diletánt,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -ë(t) 1. amator.2. me kuptim keqësues; ai që merret me veprimtari në fushën e shkencës, të artit etj. pa pasur përgatitjen e nevojshme: ra në duar diletanti. Poshtë gjeni vendimin e PZAP-së, i cili e shpalli të pabazuar ankesën kundër meje dhe ka vlerësuar se nuk ka pasur shkelje të ligjit në përdorimin e kësaj fjale. Kjo është një fjalë konform lirisë së shprehjes dhe, si e tillë, është plotësisht e drejtë e garantuar nga Kushtetuta. Nuk jam fajtor pse këta nuk e kuptojnë fjalorin e pasur të gjuhës shqipe. Drejtësia triumfon”, ka shkruar Hoti.

Exit mobile version