11.9 C
New York
Sunday, March 9, 2025

Buy now

PZAP e pranoi këtë ankesë të VV-së: KQZ urdhërohet t’i numërojë dhe t’i përfshijë në rezultat 1 631 fletëvotime

- Advertisement -

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka pranuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për rinumërimin e 1,631 votave të shpallura si të pavlefshme në kuadër të votave jashtë vendit.

PZAP e ka anuluar vendimin paraprak të KQZ-së për këtë dhe e ka urdhëruar atë që “të bëjë hapjen e 177 kutive të votimit, me 1631 fletëvotime të pavlefshme, të dërguara nga votuesit jashtë Kosovës në kutitë postare të KQZ-së” dhe ka kërkuar që “të njëjtat fletëvotime të rivlerësohen, të numërohen dhe të përfshihen në rezultatin përfundimtar”.

“Paneli vlerësoi se në lidhje me çështjen e vlefshmërisë së votave që përmbajnë gabim teknikë me shtypje-printim tashmë është marr vendim nga PZAP me numër A.nr.623/2025 datë 04.03.2025, ku është konstatuar se janë të vlefshme fletëvotimet në të cilat shprehet qartë qëllimi i votuesve se për cilin subjekt kanë votuar dhe shtypja – printimi jo i plotë nuk mund ta cenojë të drejtën e votuesve për të shprehur vullnetin e tyre”, thuhet në vendim.

Sekretariati i KQZ-së kishte rekomanduar që KQZ-ja ta bënte rinumërimin dhe hapjen e të gjitha kutive të votimit për fletëvotimet e dërguara nga votuesit jashtë Kosovës në kutitë postare të KQZ-së.

“Në rrethana të tilla ku PZAP tashmë ka vendim në lidhje fletëvotime që janë shpallë të pavlefshme nga ana e KQZ-së, në respektim të të drejtës së votës së çdo qytetari është vlerësuar se në këtë rast duhet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), respektivisht Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), sipas rekomandimit të Sekretariatit të KQZ të datës 06.03.2025, të bëjë hapjen e 177 kutive të votimit, me 1631 fletëvotime të pavlefshme, të dërguara nga votuesit jashtë Kosovës në kutitë postare të KQZ-së, të njëjtat fletëvotime të rivlerësohen, të numërohen dhe të përfshihen në rezultatin përfundimtar, ashtu siç është përcaktuar me vendimin e PZAP-it A.nr.623/2025 datë 04.03.2025”, thuhet në vendimin e PZAP.

Në rinumërim, PZAP urdhëron që “KQZ, përkatësisht QNR në vlerësimin e fletëvotimeve të tilla ta ketë për bazë nenin 16 par.3 të Rregullores Zgjedhore Nr.12/2024, me të cilën konstatohet se votat konsiderohen të pavlefshme vetëm në rastet si në vijim: Votohet më shumë se një subjekt politik, nuk votohet asnjë subjekt politik, votohet vetëm kandidati e jo subjekti politik, dhe qëllimi i votuesit nuk është i qartë sipas procedurave të votimit dhe numërimit në vendvotim”.

Nga të gjitha këto arsye e duke u bazuar në dispozitat e nenit 117 par. 4, lidhur me nenin 118 par.1 të LZP-së, lidhur me nenin 13 par. 10 nënpar. 10.1 të Rregullores së PZAP-së (Nr.01/2024), u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit