22.1 C
New York
Friday, October 3, 2025

Buy now

PZAP dënon Qemajl Aliun me 2 000 euro gjobë për shfrytëzim të faqes zyrtare të Komunës së Shtimes në fushatë

- Advertisement -

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka miratuar ankesën e paraqitur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kundër kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetar të Shtimes, Qemajl Aliu, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas vendimit të datës 03.10.2025, PZAP ka vlerësuar se kandidati Aliu ka përdorur faqen zyrtare të Komunës së Shtimes në rrjetin social Facebook për qëllime elektorale, duke shpërndarë një postim me përmbajtje propaganduese ku ishte i përfshirë slogani i tij elektoral “Vazhdon transformimi – Qemajl Aliu”. Ky veprim është cilësuar shkelje e ligjit për zgjedhjet e përgjithshme dhe përdorim i burimeve publike për përfitime politike.

Në bazë të këtij konstatimi, subjekti politik LVV është dënuar me gjobë në vlerë prej 2,000 euro, e cila duhet të paguhet brenda 15 ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së vendimit. Po ashtu, PZAP ka urdhëruar që menjëherë të largohet nga faqja zyrtare e Komunës së Shtimes postimi i bërë më 29.09.2025.

Në arsyetim, PZAP ka theksuar se “asnjë person me pozitë publike të zgjedhur apo të caktuar nuk mund të përdorë zyrat, pasuritë apo resurset e institucionit publik për përfitime elektorale”, duke theksuar se ky rast përbën shkelje të nenit 36 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Ky vendim shihet si një prej rasteve të para ku një kryetar komune në detyrë dënohet për shfrytëzim të aseteve publike në fushatë, duke ngritur edhe më shumë shqetësimet për barazinë dhe ndershmërinë e garës zgjedhore në Shtime.

Të ngjashme

Të fundit