Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesën e Listës Serbe dhe ka vendosur që ta hedhë poshtë vendimin e KQZ-së për mosceritfikimin e këtij subjekti politik.
PZAP ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të ceritifkojë subjektin politik “Lista Serbe” dhe kandidatët e saj për deputet për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
“1. Aprovohet e bazuar ankesa e subjektit politik Lista Srpska, me seli në Komunën e Mitrovicës së Veriut. 2. Anulohet njoftimi i Komisionit Qendror Zgjedhor, i datës 23.12.2024. Urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ta certifikon subjektin politik Lista Srpska dhe kandidatëve të këtij subjekti politik, sipas rekomandimeve të Zyrës për Regjistrim, Certifikimin dhe Kontrollin Financiar të subjekteve politike në KQZ të Datës 22.12.2024, për Zgjedhje për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen ,e datën 9 shkurt 2025.”, thuhet në vendim.