![“Pyesni të gjithë të afërmit e miqtë se a kanë votuar”-Kurti me porosi për qytetarët dy orë para përfundimit të votimit “Pyesni të gjithë të afërmit e miqtë se a kanë votuar”-Kurti me porosi për qytetarët dy orë para përfundimit të votimit](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2025/02/FB_IMG_1739118584213.jpg)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalur me një porosi për qytetarët kur kanë mbetur më pak se dy orë për të votuar.
Kurti përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka ftuar qytetarët që të dalin të votojnë.
“Më pak se dy orët në vijim, deri në 19:00, janë vendimtare për edhe më shumë se katër vitet e ardhshme!”, ka shkruar mes tjerash Kurti.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Kosovës,
Sot është dita D e demokracisë. Kush nuk ka dalur ende të votojë, shkoni tash sa më parë. Pyesni të gjithë të afërmit e miqtë se a kanë votuar dhe ua përcjellni këtë porosi timen që të shkojnë të votojnë menjëherë nëse nuk e kanë bërë. Më pak se dy orët në vijim, deri në 19:00, janë vendimtare për edhe më shumë se katër vitet e ardhshme!
Ju falemnderit,
Albin Kurti