-1.8 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

“Pyesni të gjithë të afërmit e miqtë se a kanë votuar”-Kurti me porosi për qytetarët dy orë para përfundimit të votimit

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalur me një porosi për qytetarët kur kanë mbetur më pak se dy orë për të votuar.

Kurti përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka ftuar qytetarët që të dalin të votojnë.

“Më pak se dy orët në vijim, deri në 19:00, janë vendimtare për edhe më shumë se katër vitet e ardhshme!”, ka shkruar mes tjerash Kurti.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Kosovës,
Sot është dita D e demokracisë. Kush nuk ka dalur ende të votojë, shkoni tash sa më parë. Pyesni të gjithë të afërmit e miqtë se a kanë votuar dhe ua përcjellni këtë porosi timen që të shkojnë të votojnë menjëherë nëse nuk e kanë bërë. Më pak se dy orët në vijim, deri në 19:00, janë vendimtare për edhe më shumë se katër vitet e ardhshme!
Ju falemnderit,
Albin Kurti

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit