Home Lajme Botë Putin riemëron Mishustinin në postin e kryeministrit

Putin riemëron Mishustinin në postin e kryeministrit

0
Putin riemëron Mishustinin në postin e kryeministrit
Russian President Vladimir Putin (R) speaks with Russian Prime Minister Mikhail Mishustin during the wreath-laying ceremony at the Tomb of the Unknown Soldier by the Kremlin wall to mark the Defender of the Fatherland Day in Moscow on February 23, 2020. - The Defender of the Fatherland Day, celebrated in Russia on February 23, honours the nation's army and is a nationwide holiday. (Photo by Alexey DRUZHININ / SPUTNIK / AFP) (Photo by ALEXEY DRUZHININ/SPUTNIK/AFP via Getty Images)

Ligjvënësit rusë në Dumën shtetërore – Dhomën e Ulët të Parlamentit rus – kanë miratuar nominimin e Mikhail Mishustin në postin e kryeministrit.

Presidenti rus, Vladimir Putin, propozoi riemërimin e Mishustinit të premten. Mishustin, një teknokrat ka ndihmuar presidentin rus përgjatë luftës në Ukrainë dhe sfidave me të cilat është përballur ekonomia ruse për shkak të sanksioneve të vendosura nga Perëndimi për shkak të luftës ndaj Kievit.

Në Parlamentin rus nuk ka pothuajse fare kundërshti, teksa ky institucion mbështet Putinin në të gjitha vendimet, përfshirë edhe atë të shkurtit të vitit 2022 për të pushtuar Ukrainën fqinje.

Deputetët nga partia opozitare, Partia Komuniste, abstenuan gjatë votimit për emërimin e Mishustinit në postin e kryeministrit.

Siç kërkohet me ligj, Qeveria dha dorëheqje para se Putini – që udhëheq me Rusinë për pothuajse një çerek shekulli – bëri betimin të martën për mandatin e ri gjashtëvjeçar në postin e presidentit, pas rizgjedhjes së tij në votimet e marsit.

Nuk ka sinjale që Putin planifikon të riformatojë Qeverinë, në të cilën përfshihen Sergei Shoigu, që udhëheq dikasterin e mbrojtjes që nga viti 2012 dhe ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, që udhëheqë diplomacinë ruse që dy dekada, shkruan REL.

Mishustin pritet t’ia paraqesë përbërjen e kabinetit të tij Putinit dhe Parlamentit. Pritet që më 13 maj të votohet për zëvendëskryeministrat, ndërkaq për ministrat një ditë më pas.

Sipas analistëve, mosndryshimi i përbërjes së Qeverisë do të dërgojë mesazhin e stabilitetit dhe mesazhin që Putin është i kënaqur me punën e ekipit të tij.

Exit mobile version