Vladimir Putin ka refuzuar planin Amerikano – Europian për ti dhënë fund luftës në Ukrainë.
Kjo është ajo çfarë raporton media Amerikane NBC News e cila shkruan se takimi 4 orësh i kreut të Kremlinit me të dërguarin Amerikan Steve Witkoff dhe dhëndrin e Presidentit Trump Jared Kushner nuk solli suksesin që pritej.
Presidenti Rus Vladimir Putin sipas medias Amerikane ka refuzuar ndaljen e konfliktit në vijat e frontit duke kërkuar që Ukraina të dorëzojë menjëherë rajonin e Donbas të përbërë nga Donetsku dhe Luhansku.
Moska ka refuzuar sipas NBC News gjithashtu edhe planin e përditësuar për reduktim të ushtrisë Ukrainase. Plani Amerikan parashikonte reduktimin e ushtrisë së Kievit nga 900 mijë trupa ushtarak në 600 mijë, por kjo shifër u rrit në 800 mijë për shkak të kërkesës Europiane dhe Ukrainase mbi planin amerikan.
NBC News shkruan se pika e tretë e mosarritjes së dakordësisë mes palëve mbetet kërkesa e Moskës që kërkon që Europa dhe Shtetet e Bashkuara ti njohin Rusisë sovranitetin mbi territoret e pushtuara të Ukrainës.
Axios raporton se dhëndri i Donald Trump dhe i dërguari Amerikan Steve Witkoff do te takohen pas vizitës së tij në Moskë me presidentin Ukrainas Volodymyr Zelensky në një shtet të papërcaktuar Europian.
Zhvillimet e rëndësishme vijnë ndersa Putin deklaroi pasditen e kësaj të marte se Europia po tentonte të bllokonte planin e paqes ndërsa shtoi se Perëndimi po kërkon lufte kundër Moskës. Putin paralajmëroi se Rusia është gati për lufte kundër Europës ndërsa përdori një retorike të rreme duke thënë se është Perëndimi ai që kërkon të sulmojë vendin e tij.
Teksa bisedimet mbaheshin ne Moske, Presidenti Ukrainas Volodymir Zelensky deklaroi se nuk duhet të bëhen lojëra pas shpinës së Ukrainës ndërsa Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio teksa tha se Shtetet e Bashkuara duan fundin e luftës, theksoi se kjo nuk është një luftë e Amerikës.






