2 C
New York
Thursday, January 22, 2026

Buy now

Putin po analizon ftesën e Trump për Bordin e Paqes, tregon ku do t’i gjej 1 miliard $ për pagesën e anëtarësisë

- Advertisement -

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi të mërkurën se Moska mund të paguajë një miliard dollarë (rreth 850 milionë euro) nga pasuritë e ngrira, që është tarifa e nevojshme për anëtarësim të përhershëm në “Bordin e Paqes”, një organ i ri ndërkombëtar i propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump.

Duke folur në një takim të Këshillit të Sigurimit të Rusisë në Moskë, Putin tha se i ka udhëzuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë që ta shqyrtojë propozimin për t’iu bashkuar këtij organi të promovuar nga ShBA-ja dhe ta koordinojë qëndrimin me partnerët.

“Ne mund të dërgojmë një miliard dollarë amerikanë nga pasuritë ruse të ngrira gjatë administratës së mëparshme amerikane në ‘Bordin e Paqes’”, tha ai.

Javën e kaluar, Shtëpia e Bardhë njoftoi formimin e “Bordit të Paqes”, me miratimin e Komitetit Kombëtar për Administrimin e Gazës – një nga katër organet e caktuara për ta menaxhuar fazën kalimtare në enklavë.

Sipas deklaratave të liderëve botërorë të ftuar për t’iu bashkuar komitetit, anëtarësimi është falas për tri vitet e para, pas së cilës anëtarësimi i përhershëm kushton një miliard dollarë.

Themelimi i komitetit përkoi me nisjen e fazës së dytë të marrëveshjes për armëpushim, e cila i dha fund luftës izraelite në Gaza, ku që nga tetori i vitit 2023 janë vrarë më shumë se 71.000 palestinezë dhe janë plagosur mbi 171.000 të tjerë.

Të ngjashme

Të fundit