5.7 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Putin mbërrin në Teheran, priten bisedimet me Erdogan për grurin ukrainas

- Advertisement -

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur në Teheran ku do të zhvillojë bisedime me presidentin iranian Ebrahim Raisi dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Gjatë udhëtimit të tij, Putin do të diskutojë çështjen e eksporteve të grurit nga portet ukrainase dhe pritet të nënshkruajë një deklaratë të përbashkët me Raisi dhe Erdogan, sipas Kremlinit.

Putin dhe homologët e tij pritet të diskutojnë gjithashtu ndihmën humanitare për Sirinë, raporton CNN.

Vizita e Putinit në Iran është udhëtimi i tij i parë jashtë territorit të ish-BRSS që nga fillimi i pushtimit në Ukrainë, udhëtimi i dytë i huaj në total. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit