6.8 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

“Putin është kasap, s’mund të qëndrojë në pushtet”, Blinken sqaron deklaratën e Bidenit

- Advertisement -

Një deklaratë e presidentit amerikan Joe Biden në Poloni ka bërë jehonë të fortë. Biden në fjalimin mbyllës të turit në Evropë u shpreh se Putin është një kasap, cili nuk mund të qëndronte më në pushtet.

I menjëhershëm ishte reagimi nga Kremlini me zëdhënësin Dmitry Peskov që u shpreh se i takon popullit rus të caktojë se nga cili dëshiron të udhëhiqet dhe nuk është në dorë të Biden.

Kjo deklaratë e Biden menjëherë u sqarua nga Shtëpia e Bardhë për shmangien e keqkuptimeve

“Qëndrimi i Presidentit ishte se Putini nuk mund të lejohet të ushtrojë pushtet mbi fqinjët e tij apo rajonin. Ai nuk po diskutonte fuqinë e Putinit në Rusi, apo ndryshimin e regjimit”.

Këtë qëndrim e përforcoi edhe sekretari i shteti Anthony Blniken nga Izraeli:

“Unë mendoj se Presidenti theksoi se, thjesht, presidenti Putin nuk mund të fuqizohet më tepër duke zhvilluar luftëra të reja ose t’i japë vetes pushtetin për tu përfshirë në agresion kundër Ukrainës apo dikujt tjetër”.

Kohët e fundit retorika e Biden është ashpërsuar ndaj Putin. Ai e ka quajtur atë një kriminel lufte dhe një diktator vrasës. Presidenti francez Macron e ka kundërshtuar këtë gjuhë. Sipas tij nëse nuk duan që lufta të përshkallëzohet më tej, liderët duhet të tregohen të matur: “Jam ende në bisedime me Putin dhe një gjuhë e tillë zvogëlon shpresat që lufta të ndalojë, qëllimi ynë kryesor”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit