Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin raportohet se ka deklaruar që “e vlerëson shumë” udhëtimin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Moskë, “edhe pse u përpoqën që ta bindnin që të mos merrte pjesë”.
Siç raporton “N1”, Vuçiq në anën tjetër e falënderoi Putinin për mbështetjen e madhe për “integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë”.
“Ju e dini që kemi një çështje me rëndësi jetike, që është furnizimi me gaz. Kontrata jonë afatgjatë ka kushte shumë të mira dhe ju falënderojmë për këtë. Dhe shpresojmë se do të jemi në gjendje të ruajmë të njëjtat kushte, nëse është e mundur, ose ndoshta edhe t’i përmirësojmë ato, nëse mund të them” – citohet se ka thënë ai.
Putini ndërkohë, citohet se ka thënë se Rusia e vlerëson shumë faktin që Vuçiq mori pjesë në paradë, “edhe pse u përpoqën ta bindnin të mos merrte pjesë dhe pavarësisht të gjitha problemeve logjistike”.