8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Putin dhe Macron gati dy orë bisedë telefonike për Ukrainën, dalin detajet

- Advertisement -

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron folën sërish me telefon sot.

Mësohet se biseda zgjati një orë e 45 minuta, thotë presidenca franceze.

Ende nuk na janë dhënë detaje se çfarë është diskutuar. Të dy liderët kishin folur me telefon ditën e enjte, në bisedime që lanë përshtypjen e Macronit se qëllimi i Putinit ishte të merrte të gjithë Ukrainën.

Macron është një nga disa liderë botërorë që ka biseduar me Putinin ditët e fundit duke shpresuar të ndërmjetësojnë një armëpushim në Ukrainë.

Më herët sot, Putin foli me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili bëri thirrje për një ndërprerje urgjente të armiqësive.

Putin i tha Erdoganit se negociatorët e Ukrainës duhet të kenë një “qasje më konstruktive” në bisedime, “duke marrë plotësisht parasysh realitetet në zhvillim”. “U nënvizua se pezullimi i operacionit special është i mundur vetëm nëse Kievi ndalon operacionet ushtarake dhe përmbush kërkesat e njohura ruse”, tha Kremlini. Rusia e ka quajtur pushtimin e saj një “operacion special”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit