18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

“Putin dëshiron luftë në Ballkan”

- Advertisement -

Vladimir Putin ka qenë i sinqertë për një kohë të gjatë rreth dëshirës së tij për të dobësuar NATO-në dhe për t’i “rimarrë” kufinjt historikë të Rusisë.

Por, me forcat ruse që po përballen me humbje të mëdha në Ukrainë, siç thuhet në këtë opinion, Moska ka shumë për të fituar duke shkaktuar telashe diku tjetër në kontintent.

“Shtetet e Ballkanit Perëndimor janë kandidati perfekt. Kosova dhe Bosnje e Hercegovina nuk janë anëtarësuar ende në NATO. Pikërisht kur Moska dëshiron të dominojë atë qëe quan “bota ruse”, Serbia ka bërë thirrje që kohë për “botën serbe”. Në vitin 1998, ky koncept nxiti Serbinë ta pushtojë Kosovën, një konflikt që përfundoi vetëm pas intervenimit të NATO-s në mars të vitit 1999 për t’iu dhënë fund abuzimeve serbe me të drejtat e njeriut kundër popullatës etnike shqiptare.” – thuhet tutje në opinionin e “WSJ”.

Tutje, përmenden tensionet e muajve të fundit, që nisën në maj, e ku protestues serbë lënduan rreth 90 ushtarë të NATO-s: ”Ishte një lëvizje e llojit të Kremlinit, duke përdorur tensionet etnike si një pretekst për lëvizje ushtarake”.

Dy opinionistët përmendin edhe ngjarjet e shtatorit, në atë që e cilësojnë si “një huamarrje nga një faqe tjetër e librit të lojës së Putinit”.

Opinioni i publikuar në “WSJ” tregon se si rreth 30 serbë etnikë të armatosur rëndë, për të cilët Kosova dyshon se u pajisen nga Serbia dhe se janë të lidhur me Vuçiqin, sulmuan policinë e Kosovë, ku edhe u vra zyrtari policor, Afrim Bunjaku.

Rreth kësaj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin “shqetësuar se Serbia mund të përgatiste nisjen e një pushtimi ushtarak” – siç konfirmoi para pak ditësh një zyrtar i lartë për “Time”.

Shqetësimet e shteteve perëndimroe u rritën edhe më shumë pasi ShBA-ja mori informacione nga intelegjenca se Serbia ka grumbulluar trupat në kufi me Kosovën. Pas disa ditësh, siç edhe dihet tashmë, Serbia kishte tërhequr trupat, por sipas këtij opinion, është evidente që Beogradi dhe Moska po përgatiten për një kampanjë tjetër të dhunës dhe provokimit në vitin 2024.

“Rusia po kryen operacione ndikimi me mesazhe pro luftës në Serbi dhe dërgimin e armëve. Kina po dërgon gjithashtu armë. Serbia është zotuar të rrisë shpenzimet ushtarake këtë vit dhe vazhdon të mbajë një qendër të ashtuquajtur humanitare të drejtuar nga Rusia afër bazës kryesore të NATO-s në Kosovë, për të cilën zyrtarët perëndimorë thonë se shërben si një qendër spiune ruse. Serbia dhe Rusia e mohojnë këtë. Serbët duken të etur për një pretekst për të vepruar – në shkurt, Serbia tha se ndalimi i dinarit serb si monedhë nga Kosova përbënte spastrim etnik.” – thuhet tutje.

Mes tjerash, përmendet edhe situata në Bosnje e Hercegovinë:

Bosnja dhe Hercegovina është gjithashtu në prag të kolapsit. Në fund të vitit të kaluar, udhëheqësi serb i Bosnjës Milorad Dodik, një tjetër aleat rus, kërcënoi se rajoni i tij gjysmëautonom, Republika Srpska, do të shkëputej nga vendi. Në muajt e ardhshëm, kjo mund të rindez dhunën etnike që vrau më shumë se 100,000 njerëz gjatë Luftës së Bosnjës 1992-1995”.

Ndryshe, në një raport të pesë shkurtit, Zyra e Drejtorit për Intelegjencë Kombëtare në Qeverinë Amerikane, deklaroi se pret rritje të dhunës ndëretnike gjatë vitit 2024 në Ballkanin Perëndimor.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg po ashtu ishte shprehur se Rusia ka plane për ta destabilizuar Ballkanin, një shqetësim që e kishte thënë më pas edhe Ministri i Jashtëm Britanik, David Cameron.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit