Mbrëmjen e djeshme Luizi dhe Kiara kanë shkëmbyer puthjen e parë në buzë, që pritej kaq shumë nga të gjithë. Në një dasmë të organizuar në kontekstin e lojës, moderatorja i ka dhuruar këngëtarit puthjen aq shumë të kërkuar, si dhe ka shpërthyer në lot teksa Luizi ka kënduar për të.
I gjithë rrjeti u mbush me reagimet e njerëzve, por dicka mungonte: “familjarët e dhëndrrit”.
Miku i këngëtarit, Meridian Ramçaj, ka publikuar në Instastory një foto të shkëputur nga mesazhet që ka shkëmbyer me mamanë e Luizit. Meridiani i kishte dërguar asaj fotot nga “dasma” e Luizit dhe Kiarës dhe përgjigja e saj ishte kështu:
“U trashëgofshin”, shoqëruar me disa emoji plot dashuri.
Kështu iu jepet fund edhe të gjitha aludimeve që qarkullonin se Luizi nuk ka marrëdhënie të mirë dhe nuk flet me familjen e tij.