Mbrëmë në episodin e radhës të “Ëndërrtjerrësit”, u risoll puthja “e famshme” e moderatores Kiara Titos me këngëtarin Butrint Imeri në emisionin “Select”.
Kiara tha se ky moment solli ndryshime të mëdha, ajo u bë me e njohur por edhe “Select” eci më mbarë.
Moderatorja tha se mund të ketë ndikuar për mirë edhe për gjëra të tjera.
Moderatorja Kiara Tito: Unë që nga ky moment që dhashë puthjen, pata një ndryshim të madh edhe në rrjetet sociale, pata një rritje të ndjekësve. Ishte rastësore, por edhe “Select”-i eci mbarë. Mund të ketë ndikuar për mirë edhe në vazhdimësi të gjërave.