Ukraina u ka bërë thirrje të gjitha shteteve që ta ndihmojnë në luftën kundër Rusisë.
Qeveria e Ukrainës u ka bërë thirrje shtetev, që rrugëve ku ndodhet ambasada ruse tua ndryshojnë emrin në “Rruga Ukraina”.
Në një postim në Tëitter, Ministria e Punëve të Jashtme shkruan: Ukraina i bën thirrje botës që të ndryshojë adresën e ambasadave ruse dhe konsullatave dhe t’ua vendosë “Rruga Ukraina.
“Në uebsajtin e fushatës https://uastreet.ëorld mund të gjeni linqe për peticione për riemërimin e rrugëve në ambasadat dhe konsullatat ruse në 53 qytete, në 34 shtete të botës.
Kujtojmë se Shqipëria e ka tashmë një rrugë që mban emrin “Ukraina e Lirë”, dhe kjo rrugë ndodhet pikërisht në bllokun e ambasadave ruse, asaj të Kosovës dhe të Serbisë.