Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë Ligjin për Zyrtarët Publikë.
Kolegji i gjyqtarëve të Gjykatës ka vendosur njëzëri që Ligji për Zyrtarët Publikë nuk është në përputhshmëri me dy paragrafin 1 të nenit 3, Barazia para Ligjit, të Kushtetutës së Kosovës.
Megjithatë, gjykata po ashtu ka vendosur që procedura e ndjekur për miratimin e Ligjit nuk ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën.
Vendimi i plotë i Gjykatës e gjeni këtu:
Ankesat kundër Ligjit për Zyrtarët Publikë i kishin dërguar ndaras dy grupe të deputetëve: një grup nga LDK-ja, i prirë nga shefi i Grupit Parlamentar, Arben Gashi dhe një grup nga PDK-ja i prirë nga deputeti Isak Shabani.