1.3 C
New York
Friday, January 17, 2025

Buy now

“Pushteti përgatitet ta rrëzojë sot Mehmetin dhe të vendos jashtëligjshëm në krye të KPM-së dikë tjetër”

- Advertisement -

Sot në takimin e Komisionit të Pavarur për Media pritet të shkarkohet kryetari i KPM-së Jeton Mehmeti, disa ditë para se t’i kryhet mandati.

Juristja e mediave, Flutura Kusari ka thënë se shkarimi i tij i kundërligjshëm do të bëhet në një proces të motivuar politikisht.

Mbledhja e KPM-së, është thirrur nga anëtarja e KPM-së Luljeta Aliu, e afërt me pushtetin aktual.

Sipas Flutura Kusarit, qëllimi i shkarkimit është që të uzurpohet pozita e kryetarit dhe nënkryetarit para se të zgjidhen anëtarët e rinj të KPM-së.

Juristja e mediave, thotë se sipas votave që i kanë, kryetari dhe nënkryetari do ta zgjedhin veten dhe do të jenë udhëheqësit më jolegjitim të historisë së KPM-së. Sigurisht që ky vendim do të atakohet menjëherë në gjykatë.

Ajo bën me dije se në agjendën e takimit, shkarkimi nuk figuron si pikë e rendit sepse do të ndodhë si propozim për pikë shtesë.

“Unë du me besu që zyra ekzekutive e KPM-së do ta ndalojë këtë procedurë të jashtligjshme dhe do ta kundërshtojë haptazi sot. Ky zhvillim do të ndikojë jashtëzakonisht shumë në rënien e mëtutjeshme të lirisë së mediave dhe do të shënohet në të gjitha vlerësimet ndërkombëtare.  I lus mediat që të përcjellin mbledhjen në mënyrë që ta dokumentojmë këtë shkarkim politik. Kryetari dhe nënkryetari duhet të zgjidhen pasi të plotësohet komisioni me anëtarë të rinj”, ka shkruar ajo.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit