Lëvizja Vetëvendosje për vite radhazi kishte kritikuar partitë tjetra për bashkëpunim me Listën Serbe, por sot vlen të theksohet se në qeverinë Kurti është një ministër nga kjo pari, Goran Rakiq.
Lëvizja Vetëvendosje para se ta merrte pushtetin, Ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, quante Listën Serbe shënjestër të represionit të policisë serbe dhe shërbimit sekret serb – BIA.
“Zyrtarët e Partisë Liberale Serbe si përfaqësues të zërit opozitar ndaj organizimeve parapolitike të Beogradit zyrtar në Kosovë, si Lista Serbe në vazhdimësi është vënë nën shënjestër të represionit të policisë serbe dhe shërbimit sekret serb BIA. Është me të vërtetë për keqardhje se si koalicioni PAN e sheh ekzistencën e vet vetëm duke i shërbyer kërkesave, praktikisht ultimatumeve të Listës Serbe e cila në mënyrë aktive dhe të organizuar lufton shtetësinë e Kosovës. Kjo është në linjë me veprimet e Serbisë së Vuçiqit që në çdo mënyrë e metodë po lufton çfarëdo zëri opozitar përfaqësues të qytetarëve serbë të Kosovës. Fshehtas vrasin, rrahin apo sulmojnë pronat natën dhe zyrtarisht arrestojnë në kalimet kufitare ditën”, kishte thënë ai.
Por si duket pushteti e ka ndryshuar pasi që sot me nënkryetarin e kësaj partie, Dalibor Jevtiqin, u panë të buzëqeshur në Brezovicë.
Ai së bashku me kryetarin e komunës së Shtërpcës Dalibor Jevtic gjatë ditës së sotme kanë vizituar Qendrën e Skijimit në Brezovicë, arsyeja e vizitës vjen pas vendimit që të ndalohen motorët e borës në këtë qendër. /Insajderi/
