5.7 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Pushteti i Kurtit kap edhe Spitalin i Pejës

- Advertisement -

Dikur e kritikonin Partinë Demokratike të Kosovës dhe ekspozimin e tyre në skandalin pronto, por avazi i emërimeve në poste publike pas ardhjes në pushtet të Albin Kurtit nuk ndryshon shumë nga ajo kohë.

Insajderi raportoi te shtunën se si në spitalin e Gjilanit është zgjedhur drejtor një përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje, përkatësisht Arsim Emini.

I cili, dyshohet se nuk e ka të kryer as magjistraturën e doktoraturën, por është vetëm specializant.

Por, çka po ndodh në një spital tjetër, atë të Pejës?

Në këtë spital u emërua një anëtar zyrtar i partisë, kirurgu Fazli Shala i cili në vitin 2020 i ishte bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje. Njoftimin për këtë e kishte dhënë kryeministri aktual Albin Kurti.

Më 26 qershor të vitit 2020, Fazli Shala bashkë me disa doktorë të tjerë u anëtarësuan në Lëvizjen Vetëvendosje, derisa Kurti kishte thënë se partia e tij është e vetmja që i promovon mjekët. Por, përveç promovimit, LVV-ja duket s’e kirurgut Shala ia mundësoi edhe emërimin në një pozitë të re, atë të drejtorit të spitalit rajonal të Pejës.

Siç vërehet në rezultatet përfundimtare, në dokumentin që ka siguruar Gazeta Insajderi, pikët që figurojnë te rezultatet, Fazli Shala ia ka dalë të zgjidhet drejtor i spitalit, ani pse vlerësimin e CV-së e ka me vetëm 6.0 pikë.

Shkëlzen Elezaj në anën tjetër, kundërkandidat në këtë konkurs, vlerësimin e CV-së e ka 8.0. Ndërkaq, kandidati tjetër, Besnik Ibraj, ka marrë 41.2 pikë në intervistë.

Sot, në Lëvizjen tonë në Pejë u anëtarësuan 12 mjekë. VETËVENDOSJE! po rritet sepse është e vetmja organizatë ku…

Posted by Albin Kurti on Friday, June 26, 2020

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit