Pushteti i Kurtit fuqizoi të fuqishmit si asnjë pushtet tjetër më parë

- Advertisement -

Shkruan: Besa Ismaili

Pushteti i Kurtit si asnjë pushtet tjetër më parë, ka favorizuar individë dhe grupe që tashmë kanë më shumë pasuri, ndikim ose qasje.

Shpërndarjen e mundësive z.Kurti për këto grupe karshi grupeve të margjinalizuara siç janë gratë dhe të varfërit e ka asimetrike.

Përfitimet multimilionëshe vetëm të një apo disa nga këto faktorë, veshja e tyre me pushtet përmes vendimeve politike ditore, lë në terr total jo vetëm nën hije, gjithë përfituesit e asistencave sociale prej 100 eurove, në total.

Me këta të fundit Kurti blen qetësinë
sociale, ndërsa përmes grupeve dhe individëve të fuqishëm ai blen ndikimin e tyre dhe konsolidon pushtetin e tij politik.
Pushtet politik për eksploatim. Edhe më brutal.

Kaq pra për drejtësinë sociale të z.Kurti dhe LVV-së.

Të ngjashme

Të fundit