11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Pushteti i gëzohet largimit të Lajçakut, opozita kërkon edhe largimin e Kurtit

- Advertisement -

Për katër vjet u mundua t’i normalizojë raportet e Kosovës dhe Serbisë, duke qenë ndërmjetësues i negociatave të Brukselit.

Slovaku, Miroslav Lajçak, do ta përfundojë mandatin si emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi në gusht të këtij viti.

E pasardhës i tij, pritet të jetë ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor.

Partia në pushtet që nuk i shkoi mirë puna me Lajçakun, po e sheh si mundësi të mirë largimin e tij.

Madje pret që kushdo që të vjen në vend të tij, Kosovën ta trajtojë të barabartë.

“Ne presim që dialogu të jetë i barabartë, që Kosova të trajtohet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë dhe të trajtohen të dyja palët njësoj. Pra nëse duhet ndëshkim, të ndëshkohen të dyja palët. Në rastet e fundit e kemi pa që Serbia nuk është ndishku asnjëherë ndërsa Kosova është ndishku, pra BE-ja i ka këto gjuhët karrota dhe shkopi, e ka përdorë më shumë shkopin për Kosovën dhe më shumë karrota Serbisë, po shpresojmë që do të ndryshojë kjo qasje dhe Bashkimi Evropian duhet të kuptoj tashmë sepse deri më tani është parë se cila është pala konstruktive dhe cila është pala që e pengon procesin”.

Por nga Partia Demokratike e Kosovës presin që me ndërrimin e ndërmjetësuesit të BE-së, të ndërrohet edhe Qeveria.

“Po bashkë me emisarin e ri do të vjen edhe Qeveria e re besoj, ndoshta kemi të bëjmë dy/tre muaj dallim mirëpo besoj që Kosovës i vyen një Qeveri e re, kryeministër i ri, i përgjegjshëm i cili merret me temat e brendshme të Kosovës e jo me kauza që nuk shkojnë në interes të vendit”.

E këtë lidhjen me individë, sipas Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka krijuar ekzekutivi.

“Ky është perceptimi dhe narracioni që e ka ndërtuar qeveria sepse ata përfaqësojnë Bashkimin Evropian, nuk janë individ, kushdo që vjen është përfaqësues i Bashkimit Evropian dhe i politikave të BE-së por narracioni mashtrues të cilin e ka kriju Qeveria Kurti dhe njerëzit e saj që e lidhin me individin është sa për ti mbushur egon e militantëve dhe sa për te krijuar amulli”.

Gjatë mandatit të tij, sllovaku Lajçak arriti t’i pajtojë për një marrëveshje bazë të normalizimit të marrëdhënieve për Kosovën dhe Serbinë, pasuar nga një aneks të zbatimit të saj. Por, dështoi të arrijë atë që pritet, marrëveshjen përfundimtare, me njohje reciproke. /Tëvë1/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit