6 C
New York
Wednesday, March 26, 2025

Buy now

Pushojnë hetimet ndaj zyrtarit policor që u suspendua nga puna pasi u dyshua se mori pjesë në tubimin e PDK-së

- Advertisement -

Zyrtari policor Idriz Gashi ishte suspenduar nga detyra zyrtare pasi që u dyshua se mori pjesë në një tubim të Partisë Demokratike të Kosovës gjatë fushatës zgjedhore.

Mirëpo pas hetimeve të zhvilluar është vërtetuar se ai nuk ka marë pjesë në asnjë tubim. Ndaj tij sot edhe zyrtarisht kanë pushuar hetimet.

Kështu ka bërë të ditur avokati Arianit Koci përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Postimi i plotë:

E vërteta doli në shesh.

Idriz Gashi – i pastër si loti.

Rreshteri Idriz Gashi, pjesë e Task Forcës Hetuese dhe hetues në rastet më të ndjeshme të korrupsionit në vend, ishte dyshuar padrejtësisht se kishte marrë pjesë në një tubim të PDK-së.

Sot jemi informuar se hetimet janë pushuar.

Nuk ka pasur asnjë shkelje. Asnjë provë. Asnjë fakt.

Që nga dita e parë kam insistuar që të dalë e vërteta. I kam thënë: “Këtë betejë do ta fitojmë, sepse po akuzohesh padrejtësisht.”

Fituam!

Në kohën kur po e gjykonin publikisht, unë i kam qëndruar afër – si avokat dhe si njeri.

Tani, ai del më i fortë, më i pastër dhe me kokën lart

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit