Avokati Naim Rudari, përmes një reagimi publik në Facebook, ka bërë të ditur se dy policët, Lumnije Behluli dhe Agim Vitija, për të cilët kishin filluar hetimet nënë dyshimet për spiunazh, tashmë ndaj tyre ka pushuar hetimi.
Avokati Rudari ka thënë se shteti e pushteti duhet të kërkojnë falje ndaj familjeve të tyre, pasi s’kishte asnjë indicie se ata mund të ishin përfshirë në këtë vepër.
Agim Vitija, ishte edhe pjestarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Reagimi i plotë i Avokatit:
REAGIM ME SHKAS
Pas një hetimi disa ditor, zyrtarisht PUSHON hetimi për dy zyrtarët policor që u njollosën, u sakatosën dhe u lënduan me epitetin e SPIUNAZHIT edhe pse që në shikimin e parë dihej e shihej që NUK kishim asnjë INDICJE për veprime të tilla e hiç më pak dyshim për veprime të tilla.
Shteti e pushteti duhet kërkuar falje të sinqertë për dy zyrtarët policor Lumnije Behluli dhe Agim Vitija si dhe për familjet e tyre që i shqetësuan në këtë masë duke i dëmtuar pa të drejtë e pa arsye e po ashtu duhet njoftuar mbarë opinionin publik me pastërtinë e dy zyrtarëve policor.
Duhet kujdes i lartë në përcaktime e etiketime sidomos nga shteti!!!