Kompania më e madhe e udhëtimeve në Kosovë, Fibula Travel, ka dalë me një ofertë të re atraktive për pushuesit që dëshirojnë të kalojnë verën në brigjet mahnitëse të Egjeut, në një nga destinacionet më të kërkuara turistike – Bodrum.
Oferta përfshin qëndrim në resortin luksoz Kefaluka Resort, i njohur për pamjet spektakolare nga deti Egje dhe shërbimet e nivelit të lartë. Paketa turistike kushton 1.015,00 euro dhe përfshin 6 netë dhe 7 ditë qëndrim në dhoma standarde me pamje nga deti.
Në kuadër të kësaj oferte, klientët do të përfitojnë fluturimin për në Bodrum/Antalya sipas programit, si dhe transferin e organizuar nga aeroporti në hotel dhe anasjelltas. Akomodimi ofrohet në konceptin “Ultra All Inclusive”, duke përfshirë ushqim dhe pije sipas standardeve të hotelit gjatë gjithë qëndrimit.
Nga Fibula bëjnë të ditur se gjatë gjithë pushimit, udhëtarët do të kenë në dispozicion asistencën e stafit profesional, duke garantuar një eksperiencë të sigurt dhe të organizuar.
Resorti është i vendosur në një zonë piktoreske, me plazh privat, pishina të mëdha dhe ambiente relaksi, duke e bërë atë zgjedhje ideale për ata që kërkojnë pushime të qeta dhe panoramike larg zhurmës së përditshme.
Të interesuarit mund të rezervojnë që tani përmes Fibula Travel në faqen zyrtare www.fibula-ks.com ose të drejtohen në zyrat në Prishtinë (038 / 045 / 049 24 25 26), Pejë (045 87 55 55), Prizren (045 37 35 550 dhe Gjakovë (045 37 36 66).






