22.4 C
New York
Saturday, September 6, 2025

Buy now

“Pushim, udhëtime dhe aktivitete të lira”, ju mundëson moti këtë fundjavë

- Advertisement -

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se këtë fundjave do të mbajë mot me diell dhe temperaturat do të arrijnë deri në 30 gradë Celzius.

Sipas këtij instituti, kjo fundjavë do të karakterizohet nga një mot i qëndrueshëm, me diell dhe temperatura të këndshme, duke ofruar kushte të mira për pushim, udhëtime dhe aktivitete të lira.

“Ditën e shtunë do të mbizotërojë mot i kthjellët me diell gjatë pjesës më të madhe të ditës, duke ofruar mundësi të mira për aktivitete në natyrë. Temperaturat do të jenë në rritje të lehtë krahasuar me ditët e fundit, duke krijuar një ndjesi më të këndshme verore”.

“Edhe dita e diel do të vijojë në të njëjtat kushte, me diell në shumicën e zonave. Në orët e pasdites mund të shfaqen kalime të lehta vranësirash, kryesisht përgjatë relievit malor, por pa reshje të pritshme. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit, ndërsa temperaturat do të mbeten në vlera tipike të stinës”.

“Në tërësi, kjo fundjavë do të karakterizohet nga një mot i qëndrueshëm, me diell dhe temperatura të këndshme, duke ofruar kushte të mira për pushim, udhëtime dhe aktivitete të lira”, thonë nga IHK.

Më poshtë e gjeni motin për dy ditët e ardhshme:

E shtunë:
Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 27-30°C.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-3m/s.

E diel:
Të dielën moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët.  Ekzistojne mundësi të vogla që në disa zona të kufizuara të ketë riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 26-30°C. Do të fryjë erë nga Jugperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri 4 m/s.

Të ngjashme

Të fundit