6.4 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Punimi shkencor i ministrit Latifi në Vjenë, vlerësohet si një nga tri punimet më të mira

- Advertisement -

Në ditën e parë të Kongresit Botëror të Kirurgëve, i cili po mbahet në Vjenë të Austrisë, ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, ka marrë pjesë aktive në shumë sesione, në të cilat u prezantuan tri punimet më të mira, të publikuara në pesë vitet e fundit, njofton MSh, transmeton Scanner.

Sipas njoftimit, në sesionin për “Menaxhimin e Katastrofave”, u prezantua punimi i Ministrit Latifi, i zgjedhur si një nga tri punimet më të mira, të publikuara në këtë fushë, ku flitet për konceptin e ndërtimit të Qendrave të Traumës dhe të Manaxhimit të Katastrofave, me përfshirje të Qendrave të Telemjekësisë. Ky punim i Ministrit Latifi, u vlerësua lart nga pjesëmarrësit e këtij Kongresi.

Në ditën e parë të Kongresit, Ministri Latifi, ka folur edhe për nevojën e bashkëpunimit të vendeve të zhvilluara me vendet që kanë nevojë për studime shkencore, duke veçuar Republikën e Kosovës, si një vend që duhet përkrahur në këtë aspekt.

Me që, Kosova, sipas Ministrit Latifi është në vendin e gjashtë nga fundi i renditjes në mesin e vendeve të botës për punime shkencore të botuara në revista mjekësore, ai përmendi nevojën urgjente për bashkëpunim me vendet e zhvilluara me qëllim që të nxitet e zhvillohet më shumë kjo lëmi në Kosovë.

“Nga viti 1998-2019, 46% të punimeve të publikuara nga Kosova, ose nuk e kanë autorin e parë të punimit nga Kosova, ose nuk kanë fare autor nga Kosova”, theksoi Ministri Latifi.

Më pas, Ministri Latifi, ka prezantuar një metodologji dhe teknikë të re për përkujdesje të pacientëve, që i nënshtrohet të ashtuquajturës “Kirurgji për Kontrollin e Dëmit”, me rezultate shumë te mira, për mes te cilës bëhet dializa direkte peritoneale.

​Në punimin: “Indications, techniques and results of a prospective study on direct peritoneal resuscitation (DPR) used on 37 patients post damage Control Surgery”, krahas Ministrit Latifi, kanë marrë pjesë edhe Kenji Okumura, Abbas Smiley, specializant nga Departamenti i Kirurgjisë, nga Westchester Medical Center, NYMC, Valhalla, United States.

Në margjinat e Kongresit, ministri Latifi ka takuar Presidentin lokal të Kongresit, Prof. Dr.Albert Tuchmann, me të cilin biseduan për bashkëpunimin dhe mbështetjen për sistemin shëndetësor të Kosovës në fushën e hulumtimeve shkencore.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit