22.9 C
New York
Sunday, July 6, 2025

Buy now

Punimet para zgjedhjeve lokale, strategji elektorale apo përkushtime reale?

- Advertisement -

Zgjedhjet lokale po afrojnë e me to, edhe një valë e re punimesh në komunat e vendit.

Komunat janë aktivizuar në përfundimin e projekteve duke treguar rezultate në terren, nga asfaltimet deri tek ndërtimet dhe jo vetëm.

Në komunën e Obiliqit, rruga që lidh qendrën e qytetit me fshatin Mazgit ka mbetur në gjendje të mjerueshme për muaj të tërë gjersa pritet të përfundoj në një kohë të shkurtër.

Por operatorë të angazhuar njëkohësisht ka edhe për zgjerimin e rrugëve kryesore dhe përfundimin e katit të dytë të QKMF-së.

Por se një aktivizim i tillë ka të bëjë me afrimin e zgjedhjeve lokale, e mohojnë nga komuna.

”Jo jo, s’ka lidhje me zgjedhje, janë projekte madhore dhe dy vjeçare. Janë projektu vitin e kaluar, në periudhë dy vjeçare”, ka thënë Fatmir Berbatovci, Drejtor i Infrastrukturës në Obiliq.

I njëjti fluks vërehet edhe në kryeqytet, ku udhëheqësitë janë mobilizuar në disa projekte, siç është ai i tunelit të kurrizit, i përfunduar para disa ditësh, asfaltimi i rrugëve periferike e jo vetëm.

Por, ngjashëm edhe në kryeqytet, intensiteti i shtuar i punimeve, mohohet të ketë lidhje me zgjedhjet lokale.

”Angazhimi i Kryeqytetit ka qenë i pandalshëm dhe ka pas vazhdimësi në të gjitha sferat e jetës institcionale komunale, andaj nuk është aktivizimi apo dinamika si pasojë e zgjedhjeve lokale, por e punëve të planifikuara dhe atyre ad-hoc që lindin natyrshëm gjatë rrugës”, ka thënë Donat Lushaku, zëdhënës i komunës.

Por mendim të njëjtë nuk gëzon opozita e kryeqytetit.

”Ky ritëm i papritur, për dikë që për vite me radhë është identifikuar më shumë me zvarritje e me ankesa, nuk është as rastësi e as ndonjë zgjim institucional.  Është një kalkulim elektoral klasik, që më shumë i ngjan “kozmetikës së fundit” sesa vizionit afatgjatë për qytetin”, ka thënë Gëzim Sveçla, shef i asamblistëve të LVV-së.

Jo më ndryshe shprehen edhe organizatat monitoruese të cilat thonë se prapavija e intensifikimit mbetet politike e se efekti i saj, mund të ketë dy anët e monedhës.

”Në njërën anë, mund të rrisin përkohësisht përkrahjen për kryetarët aktualë përmes perceptimit të rezultateve të menjëhershme. Por, në anën tjetër, dëmtojnë besimin afatgjatë të qytetarëve në procesin zgjedhor dhe në funksionimin e mirëfilltë të institucioneve”, ka thënë Mexhide Demolli, drejtoreshë e Lëvizjes FOL.

Zgjedhjet lokale mbahen të dielën e 12 tetorit, ndërsa fushata zyrtarisht fillon më 13 shtator.

Të ngjashme

Të fundit