Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Xhafer Xhaferi ka bërë të ditur se për shkak të punimeve në një segment të Rrugës “Hollger Petersen“ afër EULEX-it, sipas skicës, kërkohet që të mos parkohen veturat nga dita e hënë, dt.31.10.2022.
![May be an image of one or more people and people standing](https://scontent.fprn4-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/212228206_10222893578661569_4740737759286781278_n.jpg?_nc_cat=102&ccb=1-7&_nc_sid=09cbfe&_nc_ohc=4V53-4WmP4YAX87jppX&_nc_ht=scontent.fprn4-1.fna&oh=00_AfD5udRXGlw_OC-56T20avcl9jhsMiCCDZnyEceO1Iu5dA&oe=63619652)
Sipas tij, ky parkim i veturave do të shndërrohet në korsi të rrugës, ku veturat që do të kthehen për Rrugën B, do ta kenë korsinë e veçantë.
“Rruga do të trajtohet në tërësi dhe do të rregullohet një parking tjetër për vetura afër saj. Vazhdojmë hapërimin prej projektit në projekt”, ka njoftuar ai.