Policia e Kosovës ka njoftuar për një grabitje që ka ndodhur në Fushë Kosovë ku një grua ka raportuar se derisa ishte në vendin e saj të punës, një person ka vjedhur 250 euro para të gatshme nga arka.
Ajo ka pranuar tretman mjekësor, pasi është lënduar gjatë ballafaqimit me të dyshuarin.
Për ta kryer ‘punën” që kishte nisur, hajni s’e kishte të lehtë.
Në videon e publikuar të kësaj grabitje, ku shihet se si hajni rrah punëtoren e cila pavarësisht goditjeve qe merr tenton ta ndalojë, por nuk ia del.
Në pamjet e mëposhtme po ashtu shihet se i dyshuari e godet në vazhdimësi punëtoren dhe e kap për flokëve.