Home Lajme Punëtorët teknikë në Kuvend pa premtime nga Qeveria Kurti për rritje të pagës, thonë se nuk është paguar as Trusti

Punëtorët teknikë në Kuvend pa premtime nga Qeveria Kurti për rritje të pagës, thonë se nuk është paguar as Trusti

0
Punëtorët teknikë në Kuvend pa premtime nga Qeveria Kurti për rritje të pagës, thonë se nuk është paguar as Trusti

Punëtorët teknikë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Hanife Hyseni dhe Aferdita Alija, kanë treguar se Trusti pensional tash e një vit nuk është duke u paguar për këta punëtorë dhe sipas tyre ka pesë vite që nuk ka ndryshim të pagave për këtë kategori.

“Un jam Hanife Hyseni, jetoj në fshatin Stanovc, komuna e Vushtrisë. Pagat i kemi 275 euro. Kemi protestuar për të na rritur pagat deri në 400/450 euro. Nuk e di sa po realizohet. Këtë pagë e kemi që pesë vite, më herët pagën e kemi pasur më të vogël kurse tash e kemi 275 euro”, thotë ajo për Blic.

Sipas Hysenit, Trusti pensional prej vitit 2023 nuk është duke u paguar, ndërsa ajo tutje tregon se këtë vit vetëm dy muaj janë paguar me Trust.

“Trusti nuk është duke u paguar, vitin 2023 nuk është i paguar, në vitin 2024 janë vetëm dy muaj të paguar muaji mars dhe prill. Ende nuk kemi ndonjë premtim, por po shpresojmë që do të bëhet diçka. Jemi ankuar edhe për pagesën e trustit, por nuk ka asnjë pagesë tjetër”, deklaroi ajo për Gazeta Blic.

Për punëtoren teknike Afërdita Alija, paga 275 euro është pagë e pamjaftueshme, përfshirë të gjitha shpenzimet mujore.

“Shumë pak paga 275 euro, veç rrugë edhe shpenzime të shtëpisë, nuk janë të mjaftueshme. Protestë do të ketë me 1 shtator, mendojmë që do të bëhet diçka. Prej vitit të kaluar Trusti nuk është paguar por besoj që do t’i qesin”, tha Alija.

Exit mobile version