Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka kërkuar që të punësuarve në sektorin publik t’u shtohen 100 euro në paga, deri në miratimin e Ligjit të Pagave.
Kjo kërkesë u parashtrua në një takim të kryetarit të BSPK-së, Atdhe Hykolli, me ministrin e Financave, Hekuran Murati.
“Kryetari i BSPK-së, z. Hykolli, e informoi Ministrin e FPT-së, z. Murati, se Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës pret veprimin e duhur të Partnerit Social – Qeverisë që para mbledhjes së 10 gushtit 2022 të Kryesisë Ekzekutive të BSPK-së, ku pritet të merret vendimet e duhura për veprimet e mëtutjeshme sindikale, të mundohet të gjejë rrugëzgjidhjen e duhur të zgjidhjes e të miratimit të kërkesave të parashtruara e sidomos të kërkesës së subvencionimit të pagave në lartësi prej 100€ për të gjithë të punësuarit në sektorin publik për kohën deri në miratimin e Ligjit të Pagave”, thuhet në komunikatën e BSPK-së.