22.5 C
New York
Wednesday, August 6, 2025

Buy now

Punëtorët e RTK-së pa paga, sot protestojnë para Kuvendit e Qeveris

- Advertisement -

 

Në orën 11:00, sot do të mbahet një protestë para ndërtesës së Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, organizuar nga Sindikata e Punëtorëve të Radiotelevizionit të Kosovës (SPERTK).

Mos alokimi i buxhetit për RTK-në, që ka sjellë si pasojë mospagesën e pagave për afro 700 punonjës të këtij institucioni publik medial, ka nxitur këtë reagim sindikal.

SPERTK ka bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë, duke ftuar të gjithë punonjësit e RTK-së, pa përjashtim, që t’i bashkohen protestës si një formë e domosdoshme për mbrojtjen e dinjitetit të punëtorëve, garantimin e pagave të merituara dhe mbrojtjen e vetë RTK-së si institucion publik.

“Qëllimi i vetëm i kësaj proteste është mbrojtja e RTK-së, dinjiteti i punëtorëve tanë dhe sigurimi i pagave të merituara”, thuhet në njoftimin e SPERTK-së.

Sindikata thekson se protesta do të jetë paqësore dhe demokratike, por e vendosur dhe e vazhdueshme deri në realizimin e kërkesave legjitime të punëtorëve.

Të ngjashme

Të fundit