-10.7 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Punëtorët e RTK-së kërkojnë shkarkimin e kryetarit të Bordit

- Advertisement -

361 punëtorë të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) kanë nënshkruar peticionin për shkarkimin e kryetarit të Bordit të RTK-së, Besnik Boletini.

Sindikata e transmetuesit publik, RTK njofton se 361 punëtorë të këtij mediumi i janë përgjigjur pozitivisht peticionit të Sindikatave për shkarkimin e kryetarit të Bordit të RTK-së, Besnik Boletini.

Kjo sindikatë ka renditur disa nga ankesat e punonjësve të RTK-së ndaj Boletinit.

“Të punësuarit e RTK-së, të indinjuar thellë me gjuhën denigruese të kryetarit të Bordit të RTK-së Besnik Boletini, të shprehur publikisht përmes ofendimeve e etiketimeve jonjerëzore ndaj tyre, duke përqeshur veshjet e tyre si dhe duke përbuzur angazhimin e tyre profesional; Të shqetësuar për bisedat e tij informative me kandidatet më të poentuara për pozita menaxheriale gjatë konkursit, me qëllim të dekurajimit dhe frikësimit të tyre; përmes këtij PETICIONI të nënshkruar me vullnetin e lirë, kërkojnë: shkarkimin e menjëhershëm të Kryetarit të Bordit të RTK-së, Besnik Boletini”, thuhet në njoftimin e sindikatës.

Më tej thuhet se nga një kopje e peticionit do të ju dërgohet: Kryetarit të Kuvendit, Grupeve Parlamentare si dhe Komisioneve përkatëse.

Komunikata e plotë:

KOMUNIKATË PËR MEDIE

361 punëtorë nënshkruajnë Peticionin për shkarkimin e kryetarit të Bordit të RTK-së, Besnik Boletini.

361 Punëorë të RTK-së i janë përgjigjur pozitivisht PETICIONIT të Sindikatave për shkarkimin e kryetarit të Bordit të RTK-së, Besnik Boletini.

Të punësuarit e RTK-së,

-Të indinjuar thellë me gjuhën denigruese të Kryetarit të Bordit të RTK-së Besnik Boletini, të shprehur publikisht përmes ofendimeve e etiketimeve jonjerëzore ndaj tyre, duke përqeshur veshjet e tyre si dhe duke përbuzur angazhimin e tyre profesional;

-Të shqetësuar për bisedat e tij informative me kandidatet më të poentuara për pozita menaxheriale gjatë konkursit, me qëllim të dekurajimit dhe frikësimit të tyre;

përmes këtij PETICIONI të nënshkruar me vullnetin e lirë, kërkojnë:

shkarkimin e menjëhershëm të Kryetarit të Bordit të RTK-së, Besnik Boletini.

Nga një kopje e Peticionit do të ju dërgohet:Kryetarit të Kuvendit, Grupeve Parlamentare si dhe Komisioneve përkatëse.

Prishtinë, 20 shtator 2023

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=611373364532130&id=100069784155515&mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit