Sindikata e Punëtorëve të RTK-së njofton se nesër fillon protesta e përgjithshme para Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, për shkak të mos alokimit të buxhetit për RTK-në dhe mospagesës së pagave për 700 punonjës.
Protesta nis nga ora 11:00 para Kuvendit të Kosovës.
SPERTK bën thirrje që kjo protestë të jetë e përgjithshme dhe gjithëpërfshirëse, me pjesëmarrjen e të gjithë punonjësve të RTK-së, pa përjashtim.
Sipas tyre, qëllimi i vetëm i kësaj proteste është mbrojtja e RTK-së, dinjiteti i punëtorëve tanë dhe sigurimi i pagave të merituara.
“Të bashkuar dhe të vendosur – deri në realizimin e kërkesave tona të drejta!”, thuhet në njoftim.
FILLON PROTESTA E PËRGJITHSHME
Të nderuar punonjës të RTK-së,
Nesër, më 06 gusht 2025, fillon protesta e përgjithshme para Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, për shkak të mos alokimit të buxhetit për RTK-në dhe mospagesës së pagave për 700 punonjës.
Vendi: Para Kuvendit të Kosovës
SPERTK bën thirrje që kjo protestë të jetë e përgjithshme dhe gjithëpërfshirëse, me pjesëmarrjen e të gjithë punonjësve të RTK-së, pa përjashtim.
Qëllimi i vetëm i kësaj proteste është mbrojtja e RTK-së, dinjiteti i punëtorëve tanë dhe sigurimi i pagave të merituara.
Të bashkuar dhe të vendosur – deri në realizimin e kërkesave tona të drejta!
SPERTK – Sindikata e Punëtorëve të RTK-së