Përpos problemeve të shumta me të cilat përballen qytetarët e Kosovës, problem së fundi del të jenë edhe pagat e ulëta mos-sigurimi shëndetësorë e shumë çështje të tjera.
E më këto lloj problemesh po ballafaqohen edhe një numër i punëtorëve të Postës së Kosovës.
Nga e hëna këta punëtorë janë në grevë.
Sipas përfaqësuesve të punëtorëve të Postës së Kosovës, më saktësisht postierëve greva ka nisur pasi që kërkesat e tyre për rritje të pagave, pagesa e rrezikshmërisë , plotësimi i numrit të stafit dhe sigurimi shëndetësorë nuk janë plotësuar.
Në një deklarim të bërë dje për lajmi.net, përfaqësuesi i punëtorëve të Postës së Kosovës bëri të ditur se greva do të vazhdojë deri në momentin kur kërkesat e tyre do të plotësohen.
Po ashtu u tha se puna e tyre është ndërprerë dhe nuk është realizuar asnjë shpërndarje e dokumenteve, as në Gjykata apo në institucione të tjera






