Punëtorët e “Pastrimit” kanë protestuar të hënën para Komunës së Prishtinës për “sabotimin e punës”, raporton Ekonomia Online.
“Paguaje borxhin o borxhli i keq”, “Mos bëj politikë me dështimin tënd”, “Na lë të punojmë” kanë qenë disa nga pankartat që punëtorët kanë mbajtur në duar.