Sindikata e Re e KEK-ut (Korporatës Energjetike të Kosovës), do të protestojë sot para zyrave qendrore të ndërmarrjes në Prishtinë.
Sindikata e Re e KEK-ut ka njoftuar se, pavarësisht se kërkesat e punëtorëve janë tashmë të njohura, nuk ka pasur ende një përgjigje konkrete dhe serioze nga menaxhmenti i KEK-ut dhe institucionet përgjegjëse.
Sipas njoftimit, Kryesia e Sindikatës së Re të KEK-ut, në bazë të një vendimi të marrë unanimisht, ka vendosur që protesta të mbahet sot, më 24.12.2025, duke filluar nga ora 11:00, para zyrave qendrore të KEK-ut në Prishtinë..
“Kjo protestë organizohet për realizimin e kërkesave tashmë të njohura të punëtorëve, të cilat vazhdojnë të mbesin të paadresuara. Gjatë protestës do të prezantohet një SURPRIZË lidhur me shumën e kërkesës për rritjen e pagave, e cila do të bëhet publike në vetë protestën. Pa punëtor nuk ka energji, pa dinjitet nuk ka KEK. Ftojmë punëtorët e KEK-ut, mediat dhe qytetarët që të jenë pjesë e kësaj proteste”, njofton Sindikata e Re e KEK-ut.






