-3.3 C
New York
Friday, December 12, 2025

Buy now

Punëtorët e KEK-ut protestojnë për rritje pagash dhe përmirësim të kushteve të punës

- Advertisement -

Punëtorët e KEK-ut do të protestojnë sot nga ora 11:00 para zyrave të korporatës.

Sipas njoftimit, ata kërkojnë rritje të pagave për punëtorët e KEK-ut, nivelizimin e pagave të sigurimit fizik, si dhe zbatimin e pagës së 13-të.

“Pse po protestojmë? Sepse punëtorët e KEK-ut përballen çdo ditë me kushte të vështira dhe rrezik profesional, përballen me rritje të kostos së jetesës nga inflacioni, nuk kanë përfituar rritje pagash si institucionet tjera publike dhe po e mbajnë mbi supe sistemin energjetik të vendit”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit