7.5 C
New York
Monday, November 24, 2025

Buy now

Punëtorët e autobusëve mblidhen te Komuna e Prishtinës, kërkojnë pagat e tyre

- Advertisement -

Transportuesit privatë dhe atë të ndërmarrjes së “Trafikut Urban” janë duke mbledhur para objektit të Komunës së Prishtinës, raporton EO.

Ata po protestojnë pasi kanë pezulluar të gjitha linjat, meqenëse nuk kanë marrë pagat e tyre.

Në një njoftim të dielën ndërmarrja theksoi se kriza nuk lidhet me gjendjen e saj financiare të brendshme, por me vonesat e komunës.

“Dëshirojmë të sqarojmë se ndërmarrja ka bilanc pozitiv dhe stabilitet financiar; megjithatë, vonesat e Komunës së Prishtinës në shlyerjen e obligimeve ndaj nesh kanë krijuar këtë situatë të paqëndrueshme. Edhe një herë, u kërkojmë ndjesë qytetarëve për ndërprerjen e shërbimit të transportit publik, i cili do të mbetet i pezulluar deri në lëshimin e mjeteve”, thuhej në njoftim.

Për çështjen e trafikut një ditë më parë foli edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

“Sapo e përfundova takimin me ndërmarrjen e transportit publik dhe, që nga nesër, transporti publik fatkeqësisht do të ndalet. Me keqardhje të thellë e them se nuk e kam besuar se qytetarët e këtij vendi do të viheshin në rrezik për shkak të çështjeve të biznesit”, u shpreh kryetari i Prishtinës.

Të ngjashme

Të fundit