21.2 C
New York
Sunday, June 8, 2025

Buy now

Punëtorë të “Trepçës” pa paga për Kurban Bajram, ankohen për diskriminim

- Advertisement -

Punëtorë të gjigantit metalurgjik “Trepça” po ankohen se në këtë ndërmarrje janë duke u bërë diskriminime lidhur me pagat.

Një punëtor i kësaj ndërmarrjeje, që identitetin kërkoi ta mbante të fshehur, tha se ka mbetur në gjendje të keqe financiare për festën e Kurban Bajramit për shkak se nuk i ka dalë paga në konto.

Për Klankosova.tv, ai tha se menaxhmenti dikujt ia ka transferuar pagën, e dikujt jo.

“Po bëjnë ndarje, dikujt i kanë dhënë rrogën, e dikujt jo. Madje edhe ata që i kanë paguar, i kanë dhënë vetëm gjysmën e rrogës”, tha ai për Klankosova.tv.Ky punëtor tha se muajin e kaluar, një pjesë e punëtorëve kanë mbajtur grevë për të shprehur pakënaqësitë e tyre pikërisht për këtë çështje.

E pikërisht për këtë çështje, ai pretendon se kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes, Faton Ahmeti, i ka kërcënuar punëtorët që kanë marrë pjesë në atë grevë, duke iu thënë, sipas tij, se do të mbeten pa paga.

Klankosova.tv kontaktoi me Ahmetin, por që i njëjti nuk dha versionin e tij mbi këtë pretendim, por vetëm na drejtoi te Drejtori i Burimeve Njerëzore në ndërmarrje, Besim Xhemajli, për çështjen e pagave.

Ky i fundit konfirmoi se ka vonesa në paga dhe tha se kjo gjendje po vazhdon në 5-6 muajt e fundit për shkak të telasheve me mjete buxhetore

Të ngjashme

Të fundit