Paris Guri, kryetari i Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ftuar në FRONTAL në T7,  ka folur për deklarimin e tij ku ka thënë se Zanë Basha, motra e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba është punësuar në Ministrisë së Drejtësisë, të cilën e udhëheq Albulena Haxhiu.

Ai nëse e punësuara s’do të ishte motra e Sali Zybës, atëherë deputeti do ta demantonte një gjë të tillë

Po ashtu, Guri ka deklaruar edhe se Zana Basha, një javë pas fillimit të punës ka shku në pushim të lehonisë.

‘‘Po, Është motra e Sali Zybës, në konkursin që është hap gjaët muajit nëntor kanë apliku 73 qytetarë të Kosovës, prej 73 për çudi, si shpeshherë siç është tu ndodh, zgjidhet motra e deputetit. Nëse nuk kish qenë motra e Salih Zybës, deputeti e kish demantu e nuk kish thanë që ‘s’kam kohë’’, është motra. Është edhe një fakt tjetër interesant, që një javë mas fillimit të punës, Zana Basha ka shku në pushim të lehonisë për gjashtë mua.j ditë.  Vendin e punës e ka siguru, tash ka kohë me i ndihmu për fushatë vëllait Është konflikt i pastër interesi’’, ka thënë ai mes tjerash.