-3.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Punësimet e militantëve në KEK, kundërpërgjigjet LV-ja: Do të bëjmë padi për shpifje

- Advertisement -

Sekretari për Media dhe Komunikim në  Lëvizjen Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë se partia në pushtet nuk është e përfshirë në punësimin e 128 personave në KEK, shumica nga ta familjarë të funksionarëve të LV-së dhe militantë të Vetëvendosjes.

Manxhuka është arsyetuar se asnjë zyrtar i LV-së nuk e ka askënd të punësuar në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) në procesin rekrutues të kësaj ndërmarrje.

Ai madje i ka quajtur shpifje raportimet e mediave dhe ka paralajmëruar padi.

“Lëvizja njofton opinionin publik se nuk është e përfshirë në punësime partiake dhe se ka qenë gjithnjë kundër praktikave të punësimit me kriter përkatësinë politike. Asnjë zyrtar i LV-së nuk e ka askënd aty dhe ato që janë publikuar janë shpifje për të cilat janë bërë ankesat dhe do të bëhen paditë përkatëse ditëve në vijim”, ka shkruar Manxhuka në llogarinë e vet në “Facebook”.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10160165226933698&id=746698697

Ndërkohë Prokuroria Themelore në Prishtinë inicioi hetime për shkeljet e dyshuar në procesin rekrutues të 128 punëtorëve në KEK.

“Pas raportimeve të publikuara në disa portale lidhur me pretendimet se janë kryer shkelje të rënda ligjore në procesin e rekrutimit të qindra personave në një konkurs të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), më 04.04.2022, ka iniciuar hetime, ashtu që do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit të plotë të këtyre pretendimeve, konform dispozitave ligjore në fuqi”, është thënë në njoftimin e shkurtër të prokurorisë.

Ndërsa LDK-ja ka dorëzuar të mërkurën kallëzim penal ndaj kryesuesve dhe anëtarëve të komisionit të këtij konkursi publik dhe ndaj menaxhmentit të KEK-ut.

Në konkursin e KEK-ut kanë aplikuar 4 668 persona, 128 nga ta janë pranuar, shumica familjarë dhe të afërm të Vetëvendosjes.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit