Milan Skriniar ka arritur marrëveshje me skuadrën franceze Paris Saint-Germain.
Ylli i Interit ka pranuar kushtet e “sheikëve” dhe do të bëhet pjesë e klubit gjatë verës.
Skriniar do të transferohet në PSG me parametra zero pasi që kontrata e tij përfundon në fund të qershorit.
PSG tentoi ta transferoj lojtarin që në janar, por Interi kërkoi 20 milionë euro për shërbimet e tij.